Një avion luftarak F-16 i prodhuar nga SHBA dhe në përdorim nga forcat ukrainase është shkatërruar më 26 gusht gjatë një sulmi rus në Ukrainë.
Sipas një zyrtari amerikan që i tha Wall Street Journal, avionët e parë luftarakë amerikanë kishin mbërritur në Ukrainë disa javë përpara incidentit.
Ai theksoi se, ndonëse sulmi rus ishte në zhvillim, raportet fillestare sugjerojnë se F-16 nuk u rrëzua nga zjarri i armikut, por si pasojë e një gabimi të pilotit. Piloti ukrainas Oleksiy Mes, i njohur si ‘peshk i hënës’, ka vdekur në këtë incident dhe është varrosur më 29 gusht, sipas raportimeve nga CCN.
Shtabi i Përgjithshëm raportoi gjithashtu se avionët F-16 “demonstruan efikasitet të lartë,” duke shkatërruar katër raketat e armikut gjatë betejave ajrore.