-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detajet e fundit/ Si u vra Rroshkodoli duke pirë kafe? (E shkuara e zezë)

Kryesoret

Shkodra u trondit ditën e sotme nga një vrasje me armë zjarri. Viktima është 36-vjeçari Elis Rroshkodoli dhe u ekzekutua duke pirë kafe. Autori u afrua dhe e qëlloi duke e lene te vdekur ne vend. Rroshkodoli rezulton person me precedentë penalë.

Emri i tij është shfaqur më herët në mediat e huaja. Ai ishte shpallur në kërkim në vitin 2023 në Rumani pasi goditi me thikë pronarin e një rrjeti lokalesh atje, Jean Sasu.

36-vjeçari e ndoqi shënjestrën e tij për dy ditë. I plagosuri po ecte me një grua, kur shqiptari u ngrit nga tavolina dhe e goditi atë me thikë. Pas kësaj, Rroshkodoli u arratis dhe nuk u kap dot.

Rroshkodoli nga ana tjetër ka qenë anëtar i një bande kriminale në Belgjikë, e specializuar në vjedhje. Në vitin 2014 autoritetet njoftuan shkatërrimin e kësaj bande e përbërë më së shumti nga shqiptarë.

Mes atyre që përfunduan në pranga ishte edhe 36-vjeçari Rroshkodoli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit