Në Malësinë e Madhe u arrestuan tre persona, ku dy prej tyre ishin vëllezër. Arrestimi i tyre u bë kur ata po qarkullonin me dy makina në aksin rrugor Tamarë-Shkodër.
Dy vëllezërit 29-vjeçari Emanuel Kapaj, 23-vjeçari Silvester Kapaj dhe personi tjetër Eremis Volaj 20 vjeç janë bashkëpunëtorë në kultivimin e 561 bimëve narkotike në tokën publike në fshatin Fushë Zezë.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy makinat.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.