Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për Andrew Bode.
Ai u arrestua dy ditë më parë për vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të vitit 2022, pas hakmarrjes së Aleksandër Sadikajt. Para se të dilte në gjykatë ai iu shmang kamerave duke u fshehur pas murit të kafazit prej xhami.
Gjatë seancës Bode ka mohuar akuzat dhe ka thënë që nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Edmond Papës.
“Do sjell dëshmitarë që nuk kam lidhje me vrasjen e Edmond Papës! Nuk jam dorëzuar s’e skam pasur besim te policia! Do bëj kallëzim ndaj tyre!”, tha thënë Bode.