-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista Serbe dhe Petkoviç reagojnë ndaj aksionit të Policisë në Veri

Kryesoret

Pas aksionit të Policisë së Kosovës në katër komunat veriore, që rezultoi në mbylljen e institucioneve paralele, Lista Serbe dhe Petar Petkoviç kanë reaguar ashpër.

Zlatan Elek, kreu i Listës Serbe, e cilësoi ndërhyrjen si një shenjë që Albin Kurti nuk i mbështet serbët dhe Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Ndërsa Petar Petkoviç tha se aksioni do të ketë pasoja të gjera për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Kaosi që u krye sot nga Albin Kurti në të katër komunat në veri të Kosovës do të ketë pasoja të gjera për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe është llogaritur me qëllim që të shkaktojë konflikt në veri të Kosovës dhe një përshkallëzim të ri të situatës”, ka thënë Petkoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit