-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni: Qendrat e pritjes në Lezhë do të hapen në javët e ardhshme

Kryesoret

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi se qendrat e pritjes për emigrantët në Gjadër të Lezhës do të hapen në javët e ardhshme për të përpunuar kërkesat për azil.

Ajo shpjegoi se ndonëse qendrat ishin parashikuar të funksiononin më 1 shtator, janë hasur vështirësi operacionale që tani po kapërcehen.

“Siç e dini, në javët e ardhshme qendrat e parashikuara nga memorandumi i mirëkuptimit me Shqipërinë do të jenë plotësisht funksionale për të përpunuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe evropian.

Në muajt e fundit, siç e dinë mirë Ministrat Plantosi dhe Crosetto, ne kemi hasur në vështirësi të ndryshme operacionale, por po i kapërcejmë ato një nga një sepse besojmë shumë në këtë projekt inovativ”, është shprehur Meloni.

Ajo gjithashtu theksoi se qendrat do të shërbejnë si model inovativ për vendet e tjera.

“Efektiviteti i tij i mundshëm tregohet nga mobilizimi jo vetëm i së majtës evropiane, por i OJQ-ve ndërkombëtare të cilat, siç e keni lexuar, po mobilizohen kundër Protokollit.

Përveç se në të njëjtën kohë, shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit që ta merrte atë si një model dhe si një zgjidhje inovative.

Ne jemi të vetëdijshëm që do të jemi nën vëzhgim dhe për këtë arsye do të bëjmë gjithçka në mënyrën e duhur”, deklaroi Meloni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit