-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: AKU rrezikon jetën e shqiptarëve, Rama fsheh të dhënat

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari ka denoncuar mungesën e sigurisë ushqimore duke akuzuar direkt AKU-në.

“Siguria ushqimore është një standard i munguar për qytetarët e vendit. Produkte të rrezikshme dhe me kosto tē rënda për shëndetin kanë hyrë në mënyrë sistematike në vendin tonë.

Kjo çështje është alarmante, rrezik për shoqërinë dhe kërcënim i sigurisë kombëtare.

Prej javësh kemi bërë publike disa raste konktete ku AKU, agjencia qeveritare që duhet të mbrojë qytetarët nga ushqimet e dëmshme, nuk e bën punen e saj, ose nga paaftësia ose nga korrupsioni.

Ministria pas meje, ajo e Bujqësisë, ka përgjegjësinë morale, politike dhe ligjore për sigurinē ushqimore.

Janē disa norma, disa standarde, disa garanci që vetëm qeveria me fondet dhe me instrumentet që ka në dispozicion, mund t’i ofrojë.

Kjo edhe sa i përket prodhimit vendas, përveç atyre të importit.

Në mesin e vitit të shkuar, sipas një projekti të mbeshtetur nga Komisioni Europian, kjo ministri ka urdhëruar analizimin e 200 mostrave që kanē të bëjnë me produktet tona kryesore, (urdhri nr.365 dt. 19/06/2023), kjo sidomos për të konstatuar efektin e pesticideve që janë përdorur, pesticide shpesh të ndaluara në BE, apo edhe të skaduara.

Ky studim do të ndihmonte jo vetëm konsumatorin, por edhe fermerin tonë, pasi kane qënë të shumta rastet kur fermerëve u jane shkaktuar dëme për shkak të pesticideve të ndaluara që tregtohen.

Edhe pse, sipas tē dhënave të besueshme, ky monitorim ka mbaruar në tetorin e vitit të kaluar, asnjë rezultat nuk ështē bërë i njohur dhe asnjë transparencë nuk ka. Ministria e Bujqësisë ka fshehur të dhënat e dala nga ky monitorim.

Mban të fshehtë dështimin për të kontrolluar pesticidet e lëndë të tjera që importohen si në han pa porta?!” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit