Gjykata e Tiranë ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest shtëpie’ për Elvis Kosovën.
Ndërsa për turkun Yucehan Er ka lënë masën e sigurisë “arrest në burg”.
Avokati i Elvis Kosovës ka pretenduar se ai është mashtruar nag turku pasi e ka blerë makinën kundrejt pagesës dhe nuk e dinte që ishte i vjedhur.
Ndërsa turku ka kërkuar kohë që të japë shpjegime në një moment të dytë.
Gjithashtu sipas policisë makina luksoze Audi ishte marrë me qira në Gjermani dhe turk ka bërë kallëzim që ia kanë vjedhur në një hotel në Tiranë. Para policisë ai e ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka thënë që do të merrte 5-10 mijë euro.