Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e 28 gushtit në fshatin Ostren të Bulqizës, ku humbi jetën një 82-vjeçare. 16-vjeçari që po drejtonte motomjetin është përplasur me 82-vjeçaren dhe si pasojë për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
Detaje të reja janë zbardhur nga policia, ku përveç arrestimit të 16-vjeçarit janë nën akuzë djali i viktimës dhe dy infermieret.
Djali i viktimës dhe dy infermieret e e Qendrës Shëndetësore në Ostren janë proceduar pasi fshehën detajet dhe dinamikën e ngjarjes, duke e shitur atë si një rrëzim në rrugë.
Ndërkohë ata po heton për veprat penale “aksident me pasojë vdekjen”, “drejtim mjeti pa patentë”, “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “shpërdorimi i detyrës”.
Bulqizë/ Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet 16-vjeçari