Në kazermën “Ilinden” në Shkup, Maqedonia e Veriut ka pranuar një donacion të rëndësishëm nga Turqia, që përfshin dronë, pajisje komunikimi, vizione nate, dhe pajisje të tjera ushtarake.
Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, theksoi se ky donacion forcon miqësinë dhe aleancën mes dy vendeve dhe kontribuon në modernizimin e Ushtrisë së RMV-së.
Ambasadori turk, Fatih Usuloj, theksoi se ky donacion është një shenjë e mbështetjes dhe forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut.