Del fotoja e vrasësit të Gentjan Bejtjas. Një ditë më parë Flodian Plaku u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare. 41-vjeçari mbante emrat Flodian Marku dhe Flodian Serjani, si dhe njihej me pseudonimin “Pole Qorri”.
Nga hetimet dyshohet se eleminimi i Gentian Bejtjas është bërë me pagesë dhe ekzekutorët kanë qenë vrasës me pagesë. Ndërsa policia e Vlorës ka bërë disa kontrolle në banesën e ekzekutorit dhe në vende të tjera por Flodian Plaku nuk është gjetur ende.
Ai dyshohet se është pjesë e grupeve të Vlorës dhe se ky mund të ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.
Me datë 26 korrik Flodian Markut i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, akuzuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Pesë muaj pas krimit të rëndë ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtjas me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes, po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë. Pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin. Më pas autorët janë larguar me një automjet tip “Volksëagen Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme dhe janë larguar drejt fshatit Bubq, Krujë.