Mbrëmjen e djeshme një zjarr ka rënë në lagjen ‘Uznovë’, në Berat në banesën dykatëshe në pronësi të Sejdin Likollarit. Familjarët e kësaj banese ndodheshin në katin e parë dhe kanë parë që tymin dhe zjarrin që kishte rënë në katin e dytë.
Ata menjëherë kanë njoftuar zjarrfikësit që me anë të ndihmës së tyre u bë e mundur izolimi dhe shuarja e flakëve. Si pasojë e zjarrit i gjithë kati i dytë i banesës është shkrumbuar dhe dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike.
Pronari i shtëpisë ka deklaruar se zjarri kishte marrë masa të mëdha dhe ishte e pamundur shuarja e flakëve me kovë uji. Ai gjithashtu thotë që në katin e dytë jetonte djali i tij me bashkëshorten dhe fëmijët, ku tani ndodhen në qiell të hapur.