Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Jonathan Hargreaves ka reaguar lidhur me aksionin e djeshëm në veri të Kosovës, ku u mbyllën pesë komuna serbe paralele.
Me anë të postimit në platformën X, Hargreaves tha se këto veprime kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë.
“Veprimet që ndikojnë thelbësisht në mirëqenien e serbëve të Kosovës dhe të komuniteteve të tjera joshumicë kërkojnë konsultim të kujdesshëm me miqtë e palëkundur të Kosovës dhe partnerët e sigurisë, në kontekstin e dialogut më të gjerë. Veprimet e sotme në veri të Kosovës u kryen pa këtë dhe rrezikojnë të nxisin tensione dhe të prekin më të cenuarit”, shkruan Hargreaves.