Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili ka tentuar të djegë gruan e tij, Melisa Trëndafili, në një akt të dhunshëm gjatë procesit të tyre të divorci.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, kur Melisa ishte duke u kthyer nga puna. Ajo u ndalua nga Bledari në rrugë, vetëm disa metra larg banesës ku jetonte me nënën dhe dy fëmijët e mitur të çiftit. Bledari, duke përdorur një shishe me benzinë, e ka hedhur lëndën djegëse mbi gruan e tij dhe më pas e ka ndezur.
Pas aktit të tmerrshëm, Melisa ka marrë ndihmë të menjëhershme në spitalin e Korçës dhe më pas është transferuar drejt Tiranës për trajtim të mëtejshëm.
Policia është angazhuar në ndjekjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja. Një grup hetimor është në vendngjarje, duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për kapjen e Bledar Trëndafilit. Njoftimi i policisë bën me dije se grupi hetimor dhe shërbimet e policisë po kryejnë kontrolle të vazhdueshme për të lokalizuar dhe arrestuar autorin.