Lideri demokrat Sali Berisha e ka cilësuar transformimin e pamjes së Skënderbeut në bustin e inaguruar te Komuniteti Arbëresh në Itali si një akt poshtërues anti-kombëtar.
Sipas Berishës, zëvendësimi i fytyrës së heroit kombëtar me atë të narko-trafikantit, Edi Rama, është një përdhosje e figurës së Skënderbeut dhe e historisë shqiptare.
‘Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do të ishte njëlloj sikur të zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit’, shkruan Berisha.