-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Horrori’ në Korçë/ Ministrja Koçiu: Mjekët po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën

Kryesoret

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku një burrë dogji ish-bashkëshorten e tij.

Ajo tha se mjekët e Shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT janë duke bërë gjithçka për të ndihmuar Melisa Trëndafilin, ndërsa kërkoi ndalimin dhe dënimin maksimal të Bledar Trëndafilit. Koçiu theksoi se askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë dhe bëri thirrje për përpjekje të përbashkëta për të parandaluar dhunën ndaj grave.

Reagimi i Ministres se Shëndetësisë:

Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy fëmijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinëzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.

E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë.

Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndëshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja.

Korçë/ Nuk pranonte ndarjen i vuri flakën gruas, detaje të reja

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit