-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimi ndaj Armando Dukës/ Detaje të reja nga arrestimet në Durrës

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për kërcënimin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Sipas burimeve, mes të arrestuarve janë presidenti i klubit “Iliria”, Nazmi Selmani, dhe dy futbollistë të këtij klubi, Santiano Selmani dhe Brajan Selmani. Duka u kërcënua fillimisht me një mesazh sms dhe më pas kërcënuesit i janë drejtuar shtëpisë së tij në një përpjekje për ta intimiduar më tej.

Ngjarja ka ndodhur më 30 gusht 2024, rreth orës 21:30, kur të dyshuarit i dërguan mesazhe kërcënuese Dukës për shkak të detyrës së tij. Më pas, rreth orës 22:30, ata janë paraqitur në banesën e Dukës me qëllim për të ushtruar presion mbi të.

Policia ka organizuar menjëherë ndjekjen dhe ka arrestuar pesë individët, ndërsa dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë individëve të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit