Pesë persona u arrestuan pasi kërcënuan Presidentin e FSHF-së, Armando Duka.
Motivimi i kërcënimeve lidhet me faktin që Duka nuk e ka grumbulluar Gentian Selmanin, djalin e presidentit të KF Iliria, Nazmi Selmani.
Sipas informacioneve, kërcënimet filluan me mesazhe dhe më pas, disa nga kërcënuesit shkuan në shtëpinë e Dukës. Policisë i kanë rënë në dorë pesë persona, ndërkohë që dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Kërcënimi ndaj Armando Dukës/ Detaje të reja nga arrestimet në Durrës