Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e Elis Roshkodolit ditën e djeshme në Shkodër.
Prokuroria dhe policia vendore e Shkodrës kanë arritur që të verifikojnë targën e automjetit tip “Benz” nga ku u krye vrasja e Elis Rroshkodoli.
Targa e automjetit me të cilën autorët lëvizen duke kryer krimin e rëndë mësohet se rezulton e vjedhur në Malin e Zi. Targa është vjedhur me datën 5 gusht të këtij viti në shtetin malazez. Kjo është konfirmuar edhe nga komunikimet e policisë shqiptare me atë malazeze. Pronari i automjetit në Malin e Zi ka denoncuar vjedhjen e targës.
Pas verifikimeve të prokurorisë dhe policisë së Shkodrës është konfirmuar se targa e automjetit tip benz ku ndodheshin dy autorët ende të paidentifikuar i përket pikërisht makinës në Malin e Zi ku u vodh më 5 gusht të këtij viti.