Policia e Mallakastrës ka zbuluar dy parcela me të mbjella me kanabis në fshatin Gjerbës.
U asgjësuan rreth 700 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë po vijon puna për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e autorëve.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.