Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë raportuar 24 vatra zjarri, nga të cilat 20 janë shuar. Aktualisht, 3 vatra janë nën monitorim dhe njëra është ende aktive.
Pjesa më e madhe e vatrave janë shuar në Tiranë, Shijak, Krujë, dhe qytete të tjera. Në qarkun e Kukësit, zjarret në fshatrat Surroj dhe Barrë janë izoluar plotësisht dhe po monitorohen. Në qarkun e Lezhës, zjarri në Shëngjin është aktiv me intensitet të ulët dhe po mbahet nën kontroll.
Situata është e qetë, dhe nuk ka rrezik për banesa. Forcat e emergjencave po vazhdojnë punën për të menaxhuar situatën.