Mbrëmjen e djeshme teksa po gëzohej për fitoren ndaj Parmës, futbollisti David Neres u përball me një grabitje të armatosur.
Sipas Sport Mediaset, Neres po kthehej në hotel pas suksesit 2-1 ndaj verdhebluve kur dy persona thyen xhamin e makinës me të cilën ai po udhëtonte bashkë me gruan dhe i drejtuan armën, duke i marrë një orë me vlerë 100 mijë euro.
Pas ngjarjes, Neresi denoncoi krimin në polici dhe u kthye në hotel, ku e prisnin fansat, pa e ditur se çfarë i kishte ndodhur. Gruaja e tij madje kërkoi falje në rrjetet sociale: “David do të donte t’u kërkonte falje tifozëve që e prisnin, por teksa po dilnim nga stadiumi pas ndeshjes, dy burra me motoçikletë thyen xhamin e makinës dhe na grabitën me armë“.