Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi me anë të një statusi në rrjetin social facebook ka denoncuar rastin me ilaçin Xarelto.
Vokshi shprehet se ka marrë një mesazh nga një qytetar për heqjen e ilaçit Xarelto,
Xareltoja ka kaluar alternativë e dytë dhe pacienti nuk e merr dot falas, por duhet të paguajë.
“Alternativa e parë në LBR2024, që do të jepet falas, është një prodhim turk e që distribucionin e ka Trimedi. Trimedi zotërohet në % të madhe nga #Vilma #Nushi, e cila jo vetëm fiton drejtpërdrejt nga koncesioni i check up por fiton edhe nga LBR edhe nga tenderat…”, u shpreh Vokshi.
Ajo theksoi se “babëzia ju ka errur sytë”.