-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina sulme masive me dronë në Rusi

Kryesoret

Zyrtarët rusë thanë se Ukraina ka kryer sulme me dronë në orët e para të 1 Shtatorit, duke shënjestruar disa rajone të shtetit, përfshirë edhe rafineri dhe infrastrukturë të energjisë në rajonet e Moskës dhe Tverit.

Ministria ruse e Mbrojtjes, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, tha se 158 dronë janë shkatërruar nga sistemi i mbrojtjes ajrore. Kjo ministri shkroi në Telegram se numri më i madh i dronëve – 122 gjithsej – u rrëzuan mbi rajonet e Kurskut, Brianskut, Voronezhit dhe Belgorodit, që gjenden në kufi me Ukrainën.

Këto pretendime të Rusisë nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, ndërkaq Ukraina nuk ka komentuar për këtë çështje.

Kjo breshëri sulmesh me dronë vjen disa ditë pasi infrastruktura e energjisë së Ukrainës u shënjestrua me mbi 200 dronë rusë dhe raketa, në një prej sulmeve më të mëdha të këtij lloji.

Po ashtu vjen një muaj që kur Ukraina nisi ofensivën e saj në rajonin rus të Kurskut, edhe pse trupat ruse raportohet se po bëjnë përparim në lindje të Ukrainës, veçmas në rajonin e Donjeckut.

Kievi po i bën thirrje Uashingtonit që të heqë kufizimet në mënyrë që të përdorë armët që ka pranuar nga aleatët për të sulmuar thellë brenda territorit të Rusisë. Kievi argumenton se sulme të tilla do të pengonin aftësinë e Moskës që të kryejë sulme ndaj Ukrainës.

Po ashtu, më herët gjatë 1 shtatorit u raportua për shpërthime të fuqishme në stacionin e energjisë Konakovo në rajonin Tver. Ky stacion është një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në rajon, sipas kanalit Baza në Telegram, që ka lidhje me shërbimet ruse të sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit