Një 28-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi tentoi të korruptonte një efektiv të policisë pas kryerjes së manovrave të rrezikshme në zona të banuara dhe pa vendosur rripin e sigurisë.
Shtetasi M.M., i kapur në shkelje, ofroi ryshfet për të shmangur ndëshkimin.
Policia Rrugore thekson se do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe fton qytetarët të raportojnë shkeljet në 112.