Në Konferencën e Kryetarëve, është shfaqur një përplasje e ashpër mes kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, dhe Eduard Shalës.
Bardhi akuzoi Shalën për shtyrjen e qëllimshme të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), duke e konsideruar këtë veprim si një përpjekje për të shantazhuar kreun e KLSH-së.
Sipas Bardhit, kjo veprimtari është e pa precedent dhe ka për qëllim vetëm interesat personale, duke e quajtur atë të papranueshme. “Shtyrja e raportit po përdoret për të ushtruar presion mbi kreun e KLSH-së dhe kjo është e papranueshme,” tha ai. Bardhi kërkoi që kjo çështje të trajtohet me seriozitet dhe të shqyrtohet urgjentisht.