-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazment Bardhi: Pa humbur kohë mandati i Olta Xhaçkës të dërgohet në Kushtetuese!

Kryesoret

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Gazment Bardhi, kreu i Grupit të PD-së, ka kërkuar që çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka të dërgohet menjëherë në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi e konsideroi këtë çështje të rëndësishme dhe theksoi se nuk duhet humbur kohë.

“Gjithashtu dua te theksoj problemin e zvarritjes se mandatit te Olta Xhackes. Shpresoj shume dhe ju bej thirrje te vazhdohet pa humbur kohe qe kjo çështje te shkoje ne Gjykate Kushtetuese. Ne Këshillin  e Legjislacionit edhe deputet e PS, ranë dakord qe mocioni ti përcillet Gjykatës, dhe shpresoj qe ne seancën e 12 shtatorit kjo te ndodh“, u shpreh Bardhi.

Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për bllokimin e fondeve IPARD të BE-së për fermerët. Bardhi kërkoi që të gjitha propozimet e rëndësishme të opozitës që kanë qëndruar për tre vjet në sirtarë të shqyrtohen si prioritet.

“Kam edhe një çështje te rëndësishme qe lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kërkuat qe debati per këtë çështje dhe ngritja e një komisioni parlamentar per te adresuar problematikat, te ndodh ne shtator. Shtatori erdhi, kështu qe ju kërkoj qe këtë çështje ta kemi prioritet edhe si një instrument per te zhbllokuar fondet e BE per fermerët. Fonde qe mbahen te bllokuara per shkak te korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”, përfundon Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit