Në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territor i pastër”, Policia e Mirditës ka finalizuar një tjetër fazë të megaoperacionit në fshatin Lajthizë.
Gjatë një hetimi njëmujor, me metoda proaktive dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, u identifikuan dhe asgjësuan 60 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në këtë zonë. Bimët u djegën në mënyrë që të eliminohej çdo gjurmë e materialeve narkotikë.
Autori i dyshuar i kultivimit, shtetasi A. Ll., 26 vjeç, nga Lezha, është identifikuar dhe për të vijon puna intensive për kapjen e tij. Po ashtu, janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave, kryetari i fshatit Lajthizë dhe specialisti i pyjeve të zonës, përkatësisht shtetasit A. Ll., 65 vjeç dhe Gj. Gj., 62 vjeç.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.