-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i mbetjeve të Kurum/ Teliti: Qeveria thotë nuk ekzistojnë, ata janë pronarët e vërtetë

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në emisonin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ po diskutohet për skandalin e mbetjeve prej kompanisë Kurum drejt Tajlandës.

Këshilltari bashkiak i opozitës në Bashkinë Tiranë, Dorian Teliti thotë se janë bërë mashtrime në deklarata për përmbajtjen e kontejnerëve të kompanisë Kurum.

‘Problemi se çfarë janë. Ka një ligj në Shqipëri. Nëse dy transfertat, nuk është histori e sotme, mesa duket ka vite. Është konstatuar që aty ka materiale që nuk përputhen me deklaratat doganore. Që janë materiale të rrezikshme, prandaj shtetit tajlandez ka thënë stop, nuk kam rënë dakord për transportimin e këtij produkti. Këto anije janë duke ardhur. Qeveria thotë nuk ekzistojnë. Për mua pronarët e vërtetë janë ata që kujdesen nga hapi i parë deri në të fundit që një procedurë të kryhet. Ti marrin dhe ti heqin nga territori shqiptar në një territor tjetër. letrat u panë dhe u vërtetuan që janë mashtrime. Të tërë kanë mashtruar. Që nga firma Sokolaj dhe gjithë instancat shtetërore. Nuk është e mundur që dy anije mbi 100 kontejnerë dhe të kalojnë portin e Durrësit pa ditur se çka aty. Edhe sot në zonën e Durrësit i ke në qiell të hapur, male me të njëjtin material”, tha Teliti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit