Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e pranishme në Samitin e Bledit në Slloveni ka vlerësuar Aeroportin Nderkombëtar të Tiranës si aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë.
Ursula Von der Leyen u shpreh se një vit më parë u prezantua plani i ri i rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe puna ka filluar të tregojë rezultatet e para.
“Tirana është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Europë. Kompanitë europiane po vendosen në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë me një hap të shpejtë. Kosova, reformat ekonomike të saj, janë lëvduar nga FMN-ja dhe po sjellin përfitime ekonomike. Investimet dhe infrastruktura në Maqedoninë e Veriut janë burim frymëzimi. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit, kreditimit”,tha ajo.