Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Të enjten përfundoi dëshmia e dëshmitarit të 82-të, ndërsa mbrojtja e Veselit ngriti çështje për kalendarin gjyqësor për vitin e ardhshëm, duke theksuar se përfundimi i çështjes nga Prokuroria është planifikuar për prill 2025. Kryetari i trupit gjykues, Matt Halling, njoftoi se nuk ka ndryshime në datat e gjykimit dhe tha se për këtë javë janë të pranishëm vetëm dy dëshmitarë, me kodet Ë04735 dhe Ë0511.
Prokurori Halling konfirmoi se dëshmitarët e ardhshëm janë 04737, 04600 dhe 01129. Seanca kaloi në përmbajtje të redaktuar dhe nuk kishte transmetim publik.