Një 19-vjeçar nga Fushë-Kruja është lënduar rëndë në Alpet e Korabit, kur dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Pasi ndihma e parë u ofrua në vendngjarje, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm.
Policia e Dibrës dhe ekipet e shpëtimit ndërmorën veprime të shpejta për të siguruar ndihmën e nevojshme për të riun, duke u përballur me terrenin e vështirë.