-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i Liridon Rexhepit për lidhje me Mossad, familja e tij reagon përmes avokatit

Kryesoret

Shqiptari nga Kosova, Liridon Rexhepi, është arrestuar nga inteligjenca turke (MIT) nën dyshimin se ka punuar për Mossad.

Avokati i familjes, Arianit Koci, ka publikuar një deklaratë në emër të familjes Rexhepi, e cila shprehet e befasuar dhe e shqetësuar nga arrestimi.

Në deklaratë, familja thekson se nuk janë të përfshirë në akuzat e ngritura dhe shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar me autoritetet për të sqaruar situatën.

“Si përfaqësues i autorizuar i familjes së Liridon Rexhepit opinionit publik po ia përcjell këtë porosi:

Të nderuar qytetarë;

Të nderuar familjarë, shokë, miq e dashamirë;

Njëjtë sikur ju, edhe ne jemi të shqetësuar, njëkohësisht të befasuar, me arrestimin e vëllait tonë, Liridonit, nga autoritetet turke në Stamboll.

Ne jemi të bindur që vëllai ynë është i pafajshëm, ngase asnjëherë të vetme nuk jemi të përfshirë në pretendimet që thuhen, as ne si familje, e as Liridoni.

Jemi të gatshëm për bashkëpunim me secilin insitucion të Kosovës apo edhe të Turqisë për ta sqaruar situatën.

Të gjitha informatat eventuale, do të përcjellën përmes të autorizuarit tonë avokatit Arianit Koci.

Me respekt, familja Rexhepi”, shkruan Koci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit