-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artur Meçollari: Shembet së shpejti Akademia e Marinës në Vlorë

Kryesoret

Ish zv. i forcave detare, Artur Meçollari ka bërë një njoftim në Facebook në lidhje me të ardhmen e Akademisë së Marinës në Vlorë.

Ai ka zbuluar se kjo godinë historike do të shembet së shpejti, duke përmendur detaje të rëndësishme rreth kësaj procedurë dhe ndikimin që do të ketë në pronësinë e sipërfaqes përkatëse.

“Pritet urdhëri i Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vëngu për shembjen e saj.

Mbas shembjes së godinës sipërfaqja prej 24.141,58 m2, poshtë rrugës dytësore deri në Lungomare, pritet ti jepet si koncesion një investitori strategjik pranë Familjes Mbretërore. Forca detare sot ka në inventar vetëm 4843 m² të godinës, kurse sipërfaqja prej 19298,58 m² përpara godinës deri në Lungomare i ka kaluar Ministrisë së Turizmit me VKM në vitin 2017.

Akademia e Marinës u inagurua në 4 shtator 1961 në Bazën e Pashalimanit dhe në vitin 1962 u vendos pikërisht te kjo godinë që do shembet së shpejti.”, shkruan Meçollari.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit