-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Don Bosko/ Ervin Salianji: Krimi nuk njeh frikë, policia vetëm informon

Kryesoret

Pas atentatit në Don Bosko ku u plagosën dy persona, deputeti Ervin Salianji ka kritikuar ashpër situatën e sigurisë.

Ai akuzon policinë se nuk po parandalon krimin, por vetëm informon për ngjarjet. Sipas Salianjit, rënia e rendit dhe sigurisë është e qartë dhe krimi vepron pa frikë nga autoritetet.

Ai kërkon një reformë të thellë në policinë e shtetit për të luftuar më efektivisht kriminalitetin dhe për të rikthyer rendin dhe sigurinë.

“Fati, mbetet të jetë rojtari i qytetarëve!

Policia as parandalon, as kap; policia vetëm informon, sikur të ishte agjensi lajmesh. Madje në rastet e përfshirjes së zyrtarëve rilindas në krime ka rolin e mbuluesit të ngjarjes dhe manipulimit!

Vetëm këputja e lidhjeve të drejtuesve të policisë me krimin, promovimi i profesionistëve, dhe depolitizimi i policisë do ta bëjë efiçente policinë e shtetit që ka brënda radhëve të saj profesionistë që meritojnë të jënë në krye të luftën ndaj krimit dhe jo të dhunohen nga krerët e kapur prej krimit.

Çlirimi i policisë nga prangat e krimit dhe lufta pakompromis ndaj çdo forme të kriminalitetit është emergjencë për të kthyer rendin dhe sigurinë!”, shkruan Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit