Avokati Sokol Tahiraj ka reaguar ndaj lajmeve për shoqërimin e Safet Bajrit në polici, duke sqaruar se ai u shoqërua vetëm për një verifikim dhe u la i lirë.
Tahiraj theksoi se Bajri nuk ka lidhje me atentatin dhe nuk është i përfshirë në ndonjë aktivitet të tillë.
“E përgënjeshtroj lajmin me qellim mos përbaltjen e emrit të klientit tim.”, u shpreh ai.