-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama, argati i Vuçiç, nuk përcakton fatin tonë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar gjatë një tubimi se kryeministri Edi Rama, i konsideruar si “argat i Vuçiç”, nuk ka fuqinë të vendosë për fatin e shqiptarëve.

Berisha theksoi se qëllimi kryesor i betejës së tij dhe të Partisë Demokratike është rikthimi i votës së lirë dhe përmbysja e korrupsionit dhe krimit që sipas tij po dëmton vendin.

Ai e përshkroi këtë përpjekje si një luftë për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për kombet.

“Se një klloun që ka në borxh të vetëposhtërojë veten në çdo platformë, që ka në borxh të shesë çdo interes kombëtar, një klloun që sillet si argat i Vuçiç në Tiranë, që sillet si Pashiqi i shqiptarëve të përcaktojë fatin tonë.

Të dashur miq, ndër të gjithë betejat që ne kemi bërë, në të gjitha përpjekjet tona 32 vjeçare, përpjekja e të gjitha përpjekjeve është: rikthimi i votës së lirë shqiptarëve. Përmbysja e diktaturës së bandave, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Kjo betejë, është betejë pra, për lirinë dhe thelbin e saj. Është betejë për Shqipërinë dhe dinjitetin e saj.

Është betejë për çdo shqiptar dhe dinjitetin e tij. Është betejë për vokacionin perëndimor të kombit tonë.

Është betejë për fuqinë e shqiptarëve, për shpresën e shqiptarëve, për të ardhmen e shqiptarëve“, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit