Në Gjipe, Dhërmi, është gjetur i vetëvarur shtetasi E. D., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Viktima dyshohet se ka ndërmarrë aktin fatal në kushte të rënduara psikologjike.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim dhe po heton rrethanat që çuan në këtë tragjedi.