-sidi education-spot_img
9.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump takon gjeneralët për planin kundër Iranit, sulme të mundshme në tension

Kryesoret

Sipas raporteve të medias amerikane Axios, dy zyrtarë të lartë amerikanë kanë konfirmuar një takim të nivelit të lartë të zhvilluar të enjten në mbrëmje me presidentin Donald Trump.

Gjatë takimit, që zgjati rreth 45 minuta, Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së, dhe gjenerali Dan Caine, kryetar i Shtabit të Përgjithshëm, paraqitën para presidentit planet e reja për një rikthim të mundshëm të veprimeve kundër Iranit.

Sipas gazetarit të Axios, Barak Ravid, strategjitë e diskutuar gjatë takimit përfshijnë opsione sulmesh, ndërsa administrata amerikane po shqyrton hapat e ardhshëm në këtë konflikt.

Burimet e medies bëjnë të ditur se diskutimet ishin pjesë e përpjekjeve për të vlerësuar skenarë të ndryshëm, në një moment kur situata mbetet e tensionuar dhe vendimmarrja për fazën e ardhshme është konsideruar jashtëzakonisht kritike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit