Futbollisti i Valencias, Rafa Mir, është arrestuar nga policia spanjolle pas akuzave për sulm seksual ndaj dy grave. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së hënës ka çuar në prangat e policisë sulmuesin 27-vjeçar, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e skuadrës Spanjolle U-23.
Sipas raportimeve nga media spanjolle, Mir akuzohet se ka kryer sulme seksuale në shtëpinë e tij gjatë orëve të vona të së shtunës. Në momentin e incidentit, një tjetër person ishte i pranishëm në shtëpinë e futbollistit.
Lojtari mungoi në stërvitjen e të martës dhe klubi Valencia ka konfirmuar arrestimin e tij nëpërmjet një deklarate. Megjithatë, për shkak të mungesës së detajeve, klubi ka njoftuar se për momentin nuk mund të japë më shumë informacion, duke pritur vendimet e drejtësisë.