16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasani në Forumin e Bledit: Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në integrimin evropian

Kryesoret

Ministri i Jashtëm Igli Hasani mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit dhe theksoi përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Në panelin me temë “Evropa e plotë dhe e lirë: Një angazhim i ripërtërirë për sigurinë evropiane”, Hasani deklaroi se përparimi i Shqipërisë është konkret dhe i matshëm, duke vënë në dukje përkushtimin e palëkundur të vendit për zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim.

Ai theksoi se integrimi në BE është rruga e vetme e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor, duke siguruar stabilitet dhe bashkëpunim rajonal.

“Të dyja, Bashkimi Evropian edhe Ballkani Perëndimor duhet të angazhohen në kohë për reforma dhe strategjitë inovative të integrimit. Ne kemi metodat dhe mjetet. Tani kemi nevojë për vendime të shpejta politike” theksoi Ministri Igli Hasani.

Ai gjithashtu përgëzoi homologen sllovene Tanja Fajon për organizimin e këtij forumi të rëndësishëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit