Kastriot Elezaj, 45 vjeç, u plagos sot në një atentat me armë zjarri në zonën e ‘Don Boskos’.
Ai ka marrë plumb në krah dhe mushkëri. Burimet zbulojnë se Elezaj ka një të kaluar kriminale të rëndësishme, pasi ka qenë i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni.
Pas përfundimit të dënimit të tij në Itali dhe arrestimit për ekstradim, ai është kthyer në Shqipëri.