Më 4 Shtator 2024, Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, do të vizitojë Tiranën.
Ajo do të takohet me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, dhe do të mbajnë një deklaratë për shtyp së bashku. Pas takimit, Valtonen do të pritet nga Kryeministri Edi Rama.
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës janë vendosur që nga gushti i vitit 1956 dhe dy vendet kanë mbështetur reciprocisht proceset integruese dhe anëtarësuese në strukturat ndërkombëtare.