Një incident i rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Aktash” të Prishtinës, ku një person i armatosur ka kërcënuar shpërndarësin e picave me pistoletë.
Pamjet e siguruara tregojnë momentin kur i riu i vendos armën në kokën e shoferit të picerisë, dhe dëgjohen edhe të shtëna me armë.
Ky incident ndodhi vetëm disa metra larg vendit ku javën e kaluar u shënua një ngjarje tjetër e rëndë me vdekje dhe plagosje.