-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Begaj në Letoni: BE-ja duhet të përshpejtojë lidhjet Ballkan-Europë

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nisi sot vizitën zyrtare në Letoni, me Riga si ndalesën e parë në këtë tur në Baltik.

Në takimin me homologun e tij letonez, Edgars Rinkēvičs, Begaj theksoi rëndësinë e përshpejtimit të projekteve infrastrukturore që lidhin Ballkanin me Europën dhe nënvizoi nevojën për një rrugë të shpejtë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian.

“Bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë dorë për dore me rritjen e kontaktit midis popujve tanë. Dhe në këtë kontekst, ka lajme të mira: fillimi i fluturimeve charter midis Rigës dhe Tiranës do të rezultojë në vizita gjithnjë e më të shumta të qytetarëve të Letonisë dhe vendeve të tjera baltike në Shqipëri si turistë. Ky është një fillim i mirë, por nuk është i mjaftueshëm. Do të donim të shihnim më shumë përfshirje” tha Begaj.

Begaj e vlerësoi mbështetjen e Letonisë për zgjerimin e BE-së dhe integrimin e Shqipërisë, duke theksuar se ky zgjerim është një mjet për të kundërshtuar influencat e palëve të treta, veçanërisht agresionin rus në Ukrainë. Ai gjithashtu shprehu solidaritetin e plotë me Ukrainën dhe mbështetje për integrimin e saj në NATO.

“Shqipëria, mbetet në solidaritet me Letoninë me trupat e saj në batalionin shumëkombësh të NATO-s në Adazi.”, u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë vizitës, u njoftua fillimi i fluturimeve charter midis Rigës dhe Tiranës, një hap për afrimin mes dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve dhe turizmit. Begaj ftoi investitorët letonezë të shqyrtojnë mundësitë për investime në Shqipëri në sektorë të ndryshëm.

Vizita e Presidentit Begaj është e para e një Presidenti shqiptar në Baltik dhe shënon 96-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit