Protesta në aksin Kashar-Thumanë: Ulliri akuzon për shkelje dhe kërkon reagimin e institucioneve
Në protestën e banorëve në rrugën Kashar-Thumanë, deputetja e PD-së, Andia Ulliri, kritikoi projektin e ndryshuar të aksit rrugor. Ulliri theksoi se projekti, i cili përfshinte dy nyje shkëmbimi, nuk është realizuar sipas planit fillestar, duke shpërfillur të drejtën e banorëve për hyrje-dalje të sigurta.
“Rruga është një projekt i ndryshuar. Këtu është gjaku i banorëve të Krujës. Deputetët nuk u ballafaquan me protestuesit nga Kruja, Fushë Kruja dhe Thumana. Ne kërkojmë të drejtën tonë, të kemi hyrje-dalje.
Projekti kishte dy nyje shkëmbimi, që nuk janë realizuar. Institucionet të reagojnë. Këtu jemi përballë disa shkeljeve ligjore. Ministria e Infrastrukturës dhe ARRSH nuk na kanë thënë se kush ka bllokuar hyrje-daljet”, tha Andia Ulliri.