Në protestën e zhvilluar sot nga banorët e Krujës dhe Fushë-Krujës në aksin rrugor Thumanë-Kashar, tensionet kanë arritur kulmin me përplasje fizike mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë.
Një incident i veçantë është regjistruar kur një qytetar është përplasur ashpër me policinë, duke shpërthyer në thirrje emocionale: Kam ardh me vdek, ju jeni monstra!
Në video, duket qartë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ori Nebiaj, e cila është parë duke ndërhyrë për të ndihmuar qytetarin dhe duke thënë: nuk ke me vdek jo. Protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë vrapuar në autostradë, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit për rreth një orë.