Shqipëria ka marrë një ftesë për t’u bërë anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Burgjeve (ICPA) gjatë Konferencës Vjetore të ICPA 2024, që po zhvillohet në Singapor nga 1 deri më 6 shtator 2024.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, po merr pjesë në këtë ngjarje dhe ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të ICPA, përfshirë Presidentin Peter Severin dhe Drejtoreshën Ekzekutive Natalie Boal.
Konferenca, e organizuar nga Shërbimi i Burgjeve të Singaporit, ka për temë “Mundësimi i Qëndrimit: Përtej Recidivizmit” dhe ka mbledhur profesionistë dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar risitë që lidhen me recidivizmin. Shqipëria synon të përforcojë rolin e saj në komunitetin ndërkombëtar dhe të kontribuojë në avancimin e politikave dhe praktikave në drejtësinë penale dhe rehabilitimin e të dënuarve.








