-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Topalli: Berisha është i vetmi që guxoi të përballet me krimin dhe tani ndodhet në arrest

Kryesoret

Në një deklaratë të fortë, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka komentuar situatën e Sali Berishës, liderit të opozitës, i cili aktualisht ndodhet në arrest.

Topalli e cilëson këtë ngjarje si një moment të paprecedentë në historinë e Shqipërisë. Ajo tha se “Kryetari i opozitës mbahet i arrestuar, me qëllim për të dëmtuar një forcë opozitare. I vetmi që ka guxuar të përballet me krimin. Kjo s’ndodh në asnjë vend të NATO-s dhe ku protestohet në liri.

Rezistencë unike, s’ka ndodhur kurrë kjo rezistencë në këtë rast. Ndodh sepse qenia shoqërore reagon ndaj padrejtësisë. Ndaj Berishës kanë hedhur bomba, grushte, çdo gjë, e tani duan ta mbajnë në arrest. Nga arresti inkurajon e jep mesazhe për secilin prej nesh.”

Në lidhje me protestat e banorëve të Thuman-Kashar, Topalli e cilëson atë si një akt të guximshëm dhe të rëndësishëm, duke thënë “Banorët në Thumanë- Kashar kanë dalë me kurajo se ndihen të përjashtuar për të drejtën e tyre, as Enver Hoxha s’e ka bërë. Jetojmë në momentet kur Drejtori i Policisë bashkëpunon me krimin. Investitor strategjik shpallesh kur paguan për vrasje.”

Ajo e përmbylli deklaratën e saj duke i bërë thirrje qytetarëve të vazhdojnë të qëndrojnë të fortë dhe të protestojnë kundër padrejtësive që ndodhin në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit