Inteligjenca turke (MIT) ka arrestuar shqiptarin nga Kosova, Liridon Rexhepi nën dyshimin se ka punuar për rrjetin e inteligjencës izraelite, Mossad. Arrestimi i tij është realizuar nga inteligjenca turke në kuadër të një operacioni të fshehtë.
Sipas mediave turke Organizata Kombëtare e Inteligjencës tha se Rexhepi ishte personi që menaxhonte rrjetin financiar të MOSSAD në Turqi.
Rexhepi sipas turqve u transferonte para agjentëve në terren në Turqi, të cilët kryenin xhirime me dron, operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë dhe grumbullonin informacione për fushën siriane, nën udhëzimet e Shërbimit Informativ të Izraelit.
Rexhepi u ndalua nga Dega e Antiterrorizmit dhe Operacioneve të Departamentit të Policisë së Stambollit më 30 gusht, sipas mediave ne Prishtine.